Site icon PrishtinaPress

Aktivistët e VV-së sërish mohojnë se sulmuan kuvendin (VIDEO)

Katër aktivistët e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi Adea Batusha, Egzon Haliti e Atdhe Arifi të cilët po akuzohen për terrorizëm, sulmin mbi Kuvendin e Kosovës respektivisht, e mohuan fajësinë.

Por, kur erdhi koha që të deklarohen për fajësinë plasi një konfrontim mes Frashër Krasniqit e gjyqtarit Beqir Kalludra.

Madje ky i fundit urdhëroi policinë ta largojnë nga salla.

E avokati Tomë Gashi parashtrojë një kërkesë në emër të të akuzuarve, që të mbahen në arrest shtëpiak, mirëpo gjyqtari Kalludra vendosi kundër këtyre kërkesave.

Seanca e radhës është caktuar me 30 mars, ndërsa mbrojtja brenda afatit ligjor, duhet të paraqes kërkesat për hudhje të aktakuzës.

Exit mobile version