Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në Dobratin të Graçanicës, në afërsi të udhëkryqit të Janjevës.
Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, një makinë shihet të jetë dëmtuar rëndë në pjesën e pasme të saj.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, megjithëse Klankosova.tv ka kontaktuar me organet e rendit dhe është ende në pritje të një përgjigje.
