Policia e Kosovës ka bastisur sot tetë lokacione në Prishtinë, ku janë arrestuar katër persona.
Përpos arrestimeve, gjatë këtyre bastisjeve, policia ka gjetur dhe sekuestruar një një pushkë automatike AK-47.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe 23 fishekë, dy magazina apo karikator, një bajonetë, një thikë, 78 gram substancë e dyshuar narkotike si dhe pajisje elektronike, gjithsej shtatë telefona, përcjell Klankosova.tv.
Tutje, policia ka bërë të ditur se të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt.