Një nga shoqëritë më të përfolura të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, ajo mes Shqipes, Adrit dhe Ilirianës, po vazhdon të marrë vëmendje edhe pas përfundimit të spektaklit. Treshja duket se po e ruan lidhjen edhe jashtë shtëpisë, duke kaluar kohë bashkë e duke ndarë momente të afërta me ndjekësit.
Por natën e kaluar ndodhi diçka që ngjalli shumë dyshime për jetën personale të Shqipes.
Teksa po lëviznin me makinë në rrugët e Tiranës, me ta ishte edhe Kaderi, Adri dhe Iliriana filluan të këndojnë me zë të lartë këngën “Jena gëzu, o jena gëzu, që ketë Shqipen e kem martu!”, duke lënë të kuptohet se mund të ketë ndodhur diçka e veçantë në jetën e saj private.
Kjo skenë u publikua në rrjete sociale dhe u komentua menjëherë nga ndjekësit, të cilët e interpretuan si një shenjë se Shqipja mund të jetë martuar apo së paku në një lidhje serioze.
E gjithë kjo u nxit edhe më shumë pas një komenti të Bledit, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë pyeti: “Kur do të bëhet nënë Shqipja?”
Edhe pse nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga Shqipja apo ndonjë deklaratë për media, heshtja e saj flet më shumë.