Site icon PrishtinaPress

Abdixhiku tregon se kur do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se subjekti të cilin ai e drejton, është drejt fundit të procesit të brendshëm zgjedhor

Abdixhiku ka bërë me dije se Kuvendi Zgjedhor do të mbahet në nëntor.

I pari i LDK-së ka marrë pjesë në Kuvendin e X zgjedhor të degës së II-të në kryeqytet, ku kryetar është zgjedhur Florian Dushi.

Postimi i plotë i tij:

Drejt fundit të procesit zgjedhor.

Drejt festës sonë të madhe në nëntor.

Sonte, Dega e II-të në Kryeqytet, mbajti Kuvendin X Zgjedhor. Florian Dushi u zgjodh kryetar dege për mandat katër vjeçar. Pas riorganizimit gjeografik, me plot 10 nëndegë shtesë në lagje që nuk kishim fare përfaqësim; me mbi 1 mijë pjesëmarrës vetëm në këtë degë, LDK e ‘Qytetit të Vjetër’ po vjen me ekipe të reja, të mobilizuara e përplot plane shpresëdhënëse përpara. Proces demokratik, unifikues e freskues.

Drejt 5,000 pjesëmarrësve vetëm në Prishtinë.

Drejt 35,000 pjesëmarrësve në gjithë Kosovën.

 

Exit mobile version