29.7 C
Pristina
spot_img

Abdixhiku pret ambasadorin Malaj: Qeveria e Unitetit, zgjidhje për krizën politike 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur të enjten në Selinë Qendrore të partisë ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, me të cilin ka diskutuar rreth situatës së fundit politike në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të LDK-së, Abdixhiku ka theksuar nevojën për krijimin e një Qeverie të Unitetit si një zgjidhje të përkohshme, por të domosdoshme për tejkalimin e ngërçit aktual politik dhe rikthimin e funksionalitetit institucional në Kosovë.

“Dështimi për të 27-tën herë me radhë për krijimin e shumicës parlamentare dëshmon paaftësinë e partisë fituese për të siguruar stabilitet qeverisës,” tha ai, duke paralajmëruar për pasojat serioze të kësaj bllokade për qytetarët dhe proceset shtetërore.

Gjatë takimit, Abdixhiku dhe ambasadori Malaj shprehën qëndrimin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si një shtyllë kyçe për përparimin rajonal.

LDK rikonfirmoi përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë dhe falënderoi Tiranën zyrtare për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img