11.7 C
Pristina
spot_img

AAK: Nesër shkojmë në seancë, votojmë sërish kundër

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sërish do të shkojë edhe nesër në seancën e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Për Klankosova.tv, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka pohuar se do të votojnë kundër sërish.

“Ne ende u qëndrojmë pas qëndrimeve që i kemi pasë do të shkojmë në seancë, por do të votojmë kundër sërish”, ka thënë Kadrijaj.

Më 29 prill, Kuvendi i Kosovës e pati tentativën e tetë për konstituimin e Kuvendit – Albulena Haxhiu nuk i mori votat për kryeparlamentare për të gjashtën herë.

Lëvizja Vetëvendosje po ngul këmbë në kandidaturën e saj, ndërkohë që partitë opozitare po refuzojnë t’i japin votën. Ato kërkojnë një emër konsensual – ashtu siç dikur kishte kërkuar edhe Albin Kurti në kohën e PAN-it.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img