12.3 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Biden s’vjen për demarkacionin

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pritet që të vijë në Kosovë me 16 Gusht, ku edhe do të zhvillojë takime me kryeministrin Isa Mustafa dhe me Presidentin Hashim Thaçi. Mirëpo, në agjenten e numrit dy të Amerikës nuk është potencuar takimi edhe me liderët e subjekteve opozitare (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma).
Ndonëse në media është përfolur që njëri prej zyrtarëve më të lartë të shtetit amerikan do të vjen në Kosovë për të bërë presion për demarkacioni, njëjtë nuk mendon edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në një prononcim për “Indeksonline”, Haradinaj mendon se Biden nuk do të flas me liderët shtetëror për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
“Vizita e këtij niveli kaq të lartë në Kosovë është një porosi e qartë e Amerikës për përkrahjen e rrugës dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës. Ai nuk do të ndalet në agjenda të brendshme (demarkacioni v.j.), mirëpo e shpreh përkrahjen për Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike.
Megjithatë, Haradinaj thotë se vizita e tij është nder, pasi, sipas tij, ka dy dekada e më shumë që Biden është i kyçur dhe përkrahës i drejtës të vendit tonë.
Kreu i AAK-së ka folur edhe për atë se Biden nuk do të takohet me liderët e opozitës. Mirëpo, ai kujton një takim që kishte me zv. presidentin amerikan para disa vitesh.
“Palë biseduese ka institucionet e vendit dhe është e kuptueshme është i ka krerët e institucioneve të vendit. Mirëpo është nder për opozitën dhe gjithë qytetarët e Republikës. Një vizitë e nivelit të larë palë biseduese ka institucionet e vendit, përgjegjësin institucional dhe është e kuptueshme një agjendë e tillë. Unë kam pas nder të kaluarën ta takoj z.Biden atëherë sa ishte senator, por është vërtetë ardhja në Kosovë është nder”, ka thënë ai.
Ndryshe, zyrtari i lart amerikan do ta vizitojë edhe kampin ushtarak amerikan në afërsi të Ferizajt, “Bondsteel”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img