Duke u pyetur për ndikimin e Vetëvendosjes në Parlamentin e Kosovës, si dhe për politikat që Lëvizja Vetëvendosje ka zbatuar gjatë këtyre viteve, Kurti u përgjigj:
“Vetëvendosje është partia e parë në Kosovë, ne kemi më se 200 mijë votues dhe 32 ulëse në Kuvend, mirëpo në pamundësi të sigurimit të shumicës prej 50 për qind, Qeveria eshtë krijuar nga një koalicion prej 16 partishë, duke përfshirë edhe partinë e Kryeministrit Haradinaj me 11 ulëse në Kuvend”.
Kurti në këtë intervistë shtoi se subjekti që udhëheq ai, është për dialog, një dialog me serbët e Kosovës, dhe për problemet e brendshme të këtyre të fundit, duke përfshirë papunësinë dhe problemet e tjera të përditshme.
“Ne jemi pro dialogut, një dialogu të brendshëm me serbët e Kosovës, për problemet e që na preokupojnë çdo ditë, si papunësia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, lufta kundër korruopsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për problemet tjera të përditshme që shqetësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës, të çdo nacionaliteti.” tha Kurti.
Kurti shtoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një dialog jo i drejtë dhe i pabarabartë, sepse sipas tij Serbia duhet ta njoh Pavarësinë e Kosovës, si dhe të jap përgjegjësi për krimet e luftës në Kosovë, transmeton lajmi.net.
“Dialogu me Serbinë, për sa kohë që kjo e fundit nuk njeh Pavarësinë e Kosovës, ka pretendime territoriale ndaj saj, nuk është penduar dhe ndjerë keqardhje për krimet e luftës, nuk mund të jetë i barabartë. Deri më tani nga Komuniteti Ndërkombëtar është investuar shumë në këtë dialog, por kjo nuk ka dhënë asnjë rezultat. Ne po përjetojmë ende një ndikim shumë të madh në politikave të Beogradit në pjesët e banuara me Serb, e sidomos në veri të Kosovës, dhe ky ndikim, po e cënon dhe mohon integritetin territorial të Kosovës.
Shembull është Lista Serbe e cila është partia më e madhe Serbe, e komanduar nga Beogradi” shtoi Kurti.
Kurti, foli edhe për vrasjen e Ivanoviqit, ku tha se dy gjëra qëndrojnë në këtë krim, çështja se kush e urdhëroi vrasjen e Ivanoviq, i cili punoi për negociata dhe paqe në Kosovë, si dhe ku janë marrëveshjet e arritura mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës pas vrasjes së Ivanoviqit sot ?
“Ekzistojnë dy shpjegime: Njëri që Serbia dëshiron të tregojë se është prezente në Veri të Kosovës, dhe në këtë mënyrë ta bëjë të qartë se kjo pjesë nuk do të jetë kurrë Kosovë, si dhe se shteti mban Serbinë me organet e veta të sigurisë, duke marrë parasysh profesionalizimin e kryerjes së këtij krimi. Si dhe shpjegimi i dytë është se Ivanoviqi ka marrë pjesë në kryerjen e krimeve të luftës, shumë shqiptarë e njohën atë gjatë gjykimit si anëtarë të formacioneve të ndryshme paraushtarake, fakti që ai në të ardhmen do të mund të ishte dëshmitar i mundshëm për ato krime, mund të jetë një shkak që ata e kanë eliminuar atë”, deklaroi Kurti
Kurti tha që vrasja e Ivanoviqit nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve sepse sipas tij të gjithë janë të bindur që shqiptarët nuk kanë të bëjnë aspak me këtë vrasje.