20.7 C
Pristina
spot_img

Haradinaj pas takimit me Osmanin: Folëm edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takimin e sotëm të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me liderët e partive politike për të diskutuar për zgjedhje lokale, është folur edhe për ngërçin në kuvend.

Haradinaj tha se temën e mos-konstituimit të kuvendit e ka hapur vetë Osmani, e cila ngriti domosdoshmërinë për gjetjen e një zgjidhjeje për të ecur përpara.

“E ngriti presidentja domosdoshmërinë për gjetjen e një zgjidhje, për ecje përpara, për dalje nga kjo gjendje, u diskutua edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme por s’mund të shkojmë pa e konstituuar Kuvendin. Pasi u trajtua tema e zgjedhjeve lokale, u hapë kjo temë. Ishte si bisedë e lirë, spontane”, tha Haradinaj në T7, transmeton Klankosova.tv.

Këtë të mërkure është zhvilluar seanca e 26-të e cila dështoi pasi vetëm 53 deputetë ishin pro themelimit të komisionit për votim të fshehtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img