20.7 C
Pristina
spot_img

Osmani takon ambasadorët e Holandës, Finlandës dhe Suedisë – moskonstituimi i Kuvendit, pjesë e diskutimeve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadoren e Holandës, Karin Boven, atë të Finlandës, Matti Nissinen dhe ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund.

Bëhet e ditur se gjatë takimit u fol për zhvillimet e fundit në vend dhe situatën e krijuar pas mos-konstituimit të kuvendit.

“Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend, situatën e krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit, si dhe në bashkëpunimin bilateral me shtetet përkatëse në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Presidencës, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Osmani ka falënderuar ambasadorët për përkrahjen e tyre në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img