9.7 C
Pristina
spot_img

Sulmi në Ukrainë, Kallas bën thirrje për “presion më të fortë ndërkombëtar” ndaj Rusisë

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas ka reaguar për sulmin e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës, që u krye gjatë natës.

Në “X”, Kallas thotë se sulmi tregon se Rusia “është e vendosur për më shumë vuajtje dhe asgjësimin e Ukrainës”, transmeton Klankosova.tv.

“Është shkatërruese të shoh fëmijë mes viktimave. Mendimet e mia janë me familjet sot”, shkroi ajo.

Tre fëmijë ishin në mesin e të paktën 12 personave të vrarë gjatë natës, sipas zyrtarëve ukrainas.

“Ne kemi nevojë për presionin më të fortë ndërkombëtar ndaj Rusisë për të ndalur këtë luftë”, përfundoi Kallasi, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje vendeve evropiane dhe SHBA-së që të vendosin sanksione më të rrepta ndaj Rusisë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img