11.9 C
Pristina
spot_img

Syzet e para inteligjente të Apple mund të debutojnë vitin e ardhshëm 

Apple po planifikon të debutojë syzet e para inteligjente vitin e ardhshëm, sipas një raporti nga Bloomberg.

Syzet e ardhshme thuhet se do të vijnë me kamera, mikrofona dhe altoparlantë, “duke i lejuar ata të analizojnë botën e jashtme dhe të marrin kërkesat përmes asistentit zanor Siri”, shkruajnë mediat e huaja.

Syzet do të jenë gjithashtu të afta të marrin telefonata, të kontrollojnë muzikën, të kryejnë përkthime të drejtpërdrejta dhe të ofrojnë udhëzime.

Sipas Bloomberg, syzet do të jenë të ngjashme me ato të Ray-Ban.

Ndryshe, kompania mund të ketë hequr dorë nga planet për të krijuar një orë inteligjente me kamera dhe veçori të AI.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img