20.3 C
Pristina
spot_img

Prokuroria jep detaje për aksionin e sotëm: Rastet janë të ndara, pritet masë paraburgimi ndaj të dyshuarve

Prokuroria Speciale ka dhënë detaje për ndalimin e dy personave nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Rastet janë të ndara dhe në një përgjigjie për klankosova.tv, pritet që prokurori i çështjes të paraqesë kërkesë për paraburgim në Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda afatit ligjor.

”Ju njoftojmë se, me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Mund të konfirmojmë se rastet janë të ndara dhe se prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img