Të enjten e 15 majit ka nisur zbatimi i planit operativ “Motoçikleta 2025” nga Policia Rajonale e Ferizajt, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.
Ndërsa veç sot, janë shqiptuar 13 gjoba dhe janë konfiskuar nëntë motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.