16.9 C
Pristina
spot_img

Meloni çon në Tiranë dokumentin final të Marrëveshjes së Pensioneve, nis të zbatohet nga 1 qershori

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se homologia e tij italiane, Giorgina Meloni ka çuar në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë.

Sipas Ramës, nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë, transmeton Klankosova.tv.

“LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian: Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img