Sot në Vatikan do të mbahet mesha me të cilën fillon zyrtarisht papnia e Papa Leonit të XIV.
Mesha është caktuar të fillojë në orën 10:00, transmeton klankosova.tv
Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm personalitete fetare dhe politike nga e gjithë bota, për të shënuar nisjen e rrugëtimit të ri të Kishës Katolike nën drejtimin e Papës së sapozgjedhur.
Liturgjia do të shënojë fillimin zyrtar të shërbesës së tij si pasardhës i detyrës së lartë katolike.