7.4 C
Pristina
spot_img

Shkëndija dhe “Ballistët” krijuan festë madhështore për titullin e pestë në Maqedoninë e Veriut

Shkëndija gjatë këtij sezoni e fitoi titullin e saj të pestë në histori në elitën e futbollit maqedonas. 

Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut e festoi sivjet titullin, duke grumbulluar 70 pikë në 33 ndeshje, tri më shumë se Sileksi në vendin e dytë. 

Shkëndija dhe “Ballistët” gjatë ditës së sotme pranuan edhe titullin e kampionit, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në Tetovë. 

Me këtë triumf, Shkëndija do të luajë edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, aty së bashku me dy klubet tjera shqiptare, Dritën dhe Egnatinë. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img