Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë ka propozuar edhe për një mandat kryetarin aktual të këtij qyteti, Gazmend Muhaxherin.
Ky vendim erdhi pas mbledhjes së kryesisë së degës së LDK-së në Pejë.
“Sot, u mbajt mbledhja e Kryesisë së LDK-së në Pejë, nën drejtimin e kryetarit Gazmend Muhaxheri. Diskutuam për fazat përgatitore dhe kandidaturat për zgjedhjet lokale që mbahen këtë vjeshtë.
Kryesia propozoi vetëm një emër për kandidat për kryetar komune: Gazmend Muhaxheri – i cili u miratua unanimisht “
“Po ashtu, u vendos që javën e ardhshme të përzgjidhen edhe emrat për listën e asamblesë komunale”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Pejë.