13.4 C
Pristina
spot_img

Çfarë pritjesh kanë partitë politike nga takimi me presidenten Osmani?

Takimi i ftuar për sot në ora 13:00 nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nuk ka ngjallur shumë shpresë për ndonjë zgjidhje konkrete të krizës institucionale që po e mban vendin të bllokuar tash e një kohë të gjatë.

Përfaqësuesit e partive parlamentare – Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së – kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, ku do të prezantojnë propozimet e tyre për të dalë nga situata e krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas ndërprerjes së seancës së sotme ka theksuar se partia që ai udhëheq shkon në takim me bindjen se vendit i nevojiten institucione funksionale.

“Optimizmi apo pesimizmi nuk janë atribute të cilat na ofrojnë zgjidhje. Ne po shkojmë me gatishmëri, po shkojmë me vullnet dhe po shkojmë me bindje që vendi i duhet institucionet. Ju e pat këto ditë se ne humbëm shansin për të qenë anëtar i Këshillit të Evropës për shkak të kësaj bllokade. Sepse sikur të kishim institucione ka mundur të jetë një realitet ndryshe”, ka thënë Krasniqi.

Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur të gatshëm të marrin pjesë në tryezën e presidentes. 

Deputetja Hykmete Bajrami e ka cilësuar si hap pozitiv mbledhjen e të gjitha partive, ndërsa ka bërë të ditur se kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, do të paraqesë idenë për një qeveri tranzitore si zgjidhjen më të mirë për situatën aktuale.

“Konsideroj që është lajm i mirë që partitë po ulen të gjitha së bashku të ftuara nga presidentja, edhe pse iniciativa me u ulë bashkë, ka qenë propozim i yni. Ndërkohë që po e presim takimin. Kryetari do të shpalos idenë me detaje të tjera, me shansën për ta argumentuar pse konsiderojmë që kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme për situatën ku gjendemi. Një qeveri gjithëpërfshirëse do të mund të bëhej komplet në rezultatin e votave, nuk kemi kërkuar dikastere, as nuk kemi kushte, por e kemi elaboruar pse kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme. Nuk kemi bërë trysni, ne nuk kemi kërkuar e as ushtruar presion që të votohet në formë të caktuar. Ka qenë qëndrim i partisë, ndaj të cilës ka pasur përkrahje”, ka shkruar Bajrami.

Megjithatë, jo të gjithë po hyjnë në takim me pritje. Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka deklaruar se nuk pret ndonjë rezultat konkret, për shkak se sipas tij, pozicionet e partive tashmë janë të qarta.

“Në fakt, duhet të konsumohen edhe këto dy veprime: ftesa nga presidentja dhe një pyetje që ia kemi bërë Gjykatës Kushtetuese. Nuk kam ndonjë shpresë që do të zgjidhet diçka te presidentja, sepse partitë politike janë deklaruar para takimit”, është shprehur ai.

Në të njëjtën linjë është edhe qëndrimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci. Ai ka vënë në dukje se kompetencat e presidentes janë të kufizuara sa i përket zgjidhjes së drejtpërdrejtë të krizës.

“Presidentja ka shpreh vullnetin që t’i takojë së bashku grupet parlamentare, partitë politike, por ju e dini që kompetencat e presidentes nuk kanë ndonjë fuqi që të ketë ndonjë mundësi që t’i përafrojnë partitë politike. Të shohim si do të rrjedhë ky proces”, ka deklaruar ai.

Presidentja Osmani ka falënderuar liderët që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së saj, duke thënë se ky është vetëm hapi i parë drejt një zgjidhjeje të mundshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img