6.2 C
Pristina
spot_img

Bajrami e fton Rizvanollin të ballafaqohet në debat: Të kuptoj nëse s’vjen, s’e ke lehtë ta mbrosh mafinë energjetike

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, s’e plotëson “asnjë kusht për të kritikuar veprimet apo mosveprimet e kujtdo”, teksa e ftoi publikisht në debat për të diskutuar çështjen e shtrenjtimit të rrymës.

Bajrami, përmes një reagimi në Facebook, tha se Rizvanolli duhet t’i sqaroj publikut skandalin e grupit të Whatsapp-it, në të cilin, tha ajo, “ndaheshin tenderë milionësh të KEK-ut për kompani që as kriteret nuk i plotësoni.”

“Artane Rizvanolli nuk plotëson asnjë kusht për të kritikuar veprimet apo mos veprimet e kujtdo, aq me pak të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo duhet së pari t’i sqaroj publikut se qysh në grupin e Ëhatsapp-it ku ajo ishte pjesë ndaheshin tenderë milionësh të KEK-ut për kompani që as kriteret nuk i plotësonin (korrupsion ky për të cilin ka aktakuza e që kostoja e këtij korrupsioni është përkthyer në ngritje të tarifave të energjisë).” – tha Bajarami.

Bajrami e bëri përgjegjëse direkte Rizvanollin për ngritjen për 128% të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë që tejkalojnë kufirin prej 800 MWh.

“Për me tepër znj. Rizvanolli, ju keni përgjegjësi direkte që gjatë mandatit të tuaj energjia për ekonomitë familjare për komsumin mbi 800 MËh është ngritë për 128% (ka pasë rritje edhe për ata që konsumojnë nën 800 MËh). Në postim e paske pranu se çmimi i transmisionit është rritë për 10 -fish, e po mendon që përgjegjësia jote përfundon aty, kur përmes postimit në facebook i kërkoni përgjegjësi ZRrE-së për këtë. Jo, e nderuar, sepse të gjithë e dimë kush gjedhur anëtarët e Bordit të KOSTT-it e kush e ka emëruar mandej drejtorin e KOSTT-it e kush, gjithashtu e dime se me vota të kujt është zgjedhë bordi i ZRrE-së. 

E dime që ju pengon LDK-ja – ju pengon secili që ju kërkon llogari dhe ju vendos përballë fakteve.

Hajde në debat deputet e t’i pëballim faktet!

Nëse nuk vjen të kuptoj se nuk e ke lehtë në rolin që të ka caktuar partia për të mbrojtur mafinë energjetike, nga Martini e Nagipi, e deri te miku i deputetit Kurti në Greqi, z. Georgios Peristeris.” – tha Bajrami me tej.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img