10.7 C
Pristina
spot_img

Pavarësisht thirrjeve të QUINT-it, Kurti ende pa përgjigje ndaj ftesës së Osmanit?

Liderët e partive politike që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, PDK-së, LDK-së e AAK i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për takim të thirrur nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, do të marrin pjesë takimit konsultativ të shefes së shtetit, të enjten e 15 majit, në përpjekje për zhbllokimin e Kuvendit.

Por, akoma një përgjigje në Presidencë nuk e ka dërguar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Kështu të paktën e konfirmon një burim i Klankosova.tv.

“Deri pasdite jo”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse LVV-ja do t’i përgjigjet me PO, takimit të Vjosa Osmanit.

Kujtojmë se për 14 herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit.

Vetëvendosje po insiston në Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, emër ky që po refuzohet nga partitë e tjera, të cilat po e shohin si figurë përçarëse.

Derisa, nesër me fillim nga ora 10:00 do të mbahet vazhdimi i radhës i seancës konstituive.

Mbetet të shihet nëse në seancën e 15-të do të ndodhë zhbllokimi i “ngërçit”politik.

Kurse, sot në zyrën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, qëndruan ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Ata, një nga një me radhë, kërkuan që sa më shpejtë të formohet qeveria dhe të jetë stabile për të marrë vendime.

Njëkohësisht, diplomatët thanë se duan bashkëpunim nga të gjithë liderët politikë në kapërcimin e krizës politike

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img