10.9 C
Pristina
spot_img

Zelensky fton Papa Leonin për vizitë në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkruar në rrjetet sociale se ai ka zhvilluar një bisedë telegonike me kreun e ri të kishës romake, Papa Leon XIV.

Zelensky ka thënë se dyshja patën “një bisedë shumë të ngrohtë dhe vërtet thelbësore”, duke e falënderuar për fjalët e tij “për nevojën për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, raporton The Guardian.

Zelensky ka thënë po ashtu se ata kanë folur për fatin e mijëra fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia, duke bërë thirrje për “ndihmën e Vatikanit për t’i sjellë ata në shtëpi te familjet e tyre”.

“Ukraina dëshiron t’i japë fund kësaj lufte dhe po bën gjithçka për ta arritur këtë. Tani presim hapa të ngjashëm nga Rusia”, ka thënë Zelensky.

Ai ka shtuar se e ka ftuar Papën për një vizitë në Ukrainë, duke thënë se “një vizitë e tillë do të sillte shpresë të vërtetë për të gjithë besimtarët dhe për të gjithë popullin tonë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img