16.8 C
Pristina
spot_img

Publikimi online i rezultateve të zgjedhjeve në Shqipëri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve zgjedhore në platformën online.

Janë numëruar tre kutitë e para me vota në Pustec, ku shihet kryesimi i Partisë Socialiste ndaj koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Nga numërimi i këtyre tre kutive, PS ka siguruar 419 vota, ndërsa PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore 208 vota.

Në total, kjo bashki ka 8 kuti votimi, nga të cilat 3 janë numëruar tashmë. Me 5 kuti të mbetura, trendi i votave tregon se PS pritet të fitojë në këtë bashki minoritare.

Ndërkohë, në KZAZ-të e tjera po përfundon procesi i dorëzimit të kutive dhe pritet që numërimi të nisë para mesnate.

Vijon procesi i numërimit dhe brenda pak orësh mund të kemi edhe rezultatin e parë në këtë bashki, e cila ka numrin më të vogël të zgjedhësve.

Rezultatet po përditësohen vazhdimisht dhe ju mund t’i ndiqni drejtëpërdrejt KËTU

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img