16.9 C
Pristina
spot_img

Gjergj Dedaj: Maskarada e çmendurisë së LVV, në Kuvendin e Kosovës!

“Ose une kryeministër e LVV në pushtet, ose nuk ekziston Kosova si shtet”!

LVV tashmë është e njohur se si vjen në pushtet, duke përdorur mjetet dhe metodat ekstreme jodemokratike, dhunën, gazin lotësjellës, eksplozivin, shantazhin, gjakderdhjen dhe konfrontimin me Kushtetutën dhe Ligjin!
Deputeti Kurti, ndonëse është çertifikuar dhe ka dhënë betimin si deputet i Kuvendit të Kosovës, ai kundërligjshëm keqëpërdorë astetet shtetërore, në kundërshtim me Kushtetutën, duke ushtruar dhunshëm poziten e kryeministrit si dhe duke drejtuar jashtëligjshëm qeverinë tashmë nonekzistente, jolegjitime dhe jolegale!
Kurti dhe vazalët e tijë servil, po e pengojnē paturpësisht krijimin e institucioneve të Kosovës, si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit, nga fakti se LVV dhe satelitët e Kurtit, nuk i kanë votat as për konstituimin dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe as për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Duke u gjendur në këtë situatë dëshpëruese dhe të pashpresë, ka filluar serinë tragjiko- komike të maskaradave me seancat çdo 48 orë nga 5 minuta, paftyrësisht dhe paturpësisht duke u tallur me votuesit dhe qytetarët e Kosovës, të cilët me 9 shkurt votuan me dinjitet, por nuk ia dhane 500K, sepse për dy mandate regjimi i LVV dhe Kurti, dolen si i kanë zhgënjyer, mashtruar dhe maltretuar, duke mos mbajtur asnjë premtim elektoral, por në fakt duke ua vështirësuar jetën qytetarëve, duke ngritur çmimet, thelluar varfërinë, zbrazur Kosovën, injoruar drejtësinë, rrezikuar mediat e lira, duke e izoluar dhe vënë nën sanksione ndërkombëtare Kosovën, duke dëmtuar partneritetin historik dhe strategjik me SHBA, BE dhe NATO-n, pra, ky regjim totalitar dhe populist po dëshmon se është në gjendje që me dhunë t’a mbajë pushtetin, qoftë edhe me gjakderdhje, madje duke shkelur mbi voten e lirë, kushtetuten dhe ligjin!
Pra, Albini po dërgon një mesazh trishtues, të skajshëm diktatorial, se ose une Kryeministër e LVV në pushtet, ose nuk ekziston as Kosova si shtet!

Shkruan: Gjergj Dedaj

https://www.facebook.com/share/p/15vNgsXaiE/?mibextid=wwXIfr

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img