Gjykatësja Michele Picard e Speciales ka lëshuar urdhra për përgatitjen e seancës së Gjykatës së Apelit në rastin e Pjetër Shalës.
Seanca dëgjimore mbi ankesën e Shalës kundër aktgjykimit të Supremes pritet të mbahet më 15 dhe 16 maj.
Paneli i Apelit ka ftuar palët dhe pjesëmarrësit siç thuhet “pa paragjykim për ndonjë çështje tjetër të paraqitur në parashtrimet e tyre ose për ndonjë çështje tjetër që Paneli i Apelit mund të dëshirojë të ngrejë, të adresojë, brenda fushëveprimit të parashtresave të tyre me gojë dhe kohës së caktuar për Seancën e Apelit”.
Poashtu në këtë dokument të gjykatës me seli në Hagë kërkohet nga Mbrojtja që , “në lidhje me paragrafët 208-209 dhe 212 të Dosjes së Apelit, të shpjegojë pse mbështetja e Trupit Gjykues në cilindo nga burimet e ligjit të përmendura në paragrafët 942-943 të Vendimit të Gjykatës Supreme për të interpretuar mbrojtjet themelore procedurale të dyta dhe të treta për të sjellë personin e privuar nga liria menjëherë para një gjyqtari ose një autoriteti tjetër kompetent; dhe për t’i dhënë personit të privuar nga liria një mundësi për të kundërshtuar ligjshmërinë e ndalimit të tij përbën një gabim ligjor? Trupi Gjykues i Apelit fton Prokurorinë Speciale të përgjigjet”.
“A mund të shpjegojnë Palët standardin e “mens rea” të nevojshëm për krimin e vrasjes dhe si kjo ndikohet nga mënyra e përgjegjësisë e përdorur,veçanërisht kryerja si pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, theksohet më tej, transmeton Klankosova.tv
“A mund të jep hollësi ZPS-ja mbi provat në të cilat u mbështet Trupi Gjykues për të arritur në përfundimin se Shala kishte qëllim të drejtpërdrejtë për të kryer krimin e vrasjes”, thuhet në vendim.
Ndryshe, më 29 nëntor 2024, Pjetër Shala u urdhërua që të paguajë 208 mijë euro për viktimat si zhdëmtim.
Ai ishte dënuar me 18 vjet burgim më 16 korrik të vitit të kaluar.