19.7 C
Pristina
spot_img

Vuçiqi në Moskë – reagon presidenca e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka udhëtuar drejt Moskës për të qenë pjesë e Paradës së Fitores në Sheshin e Kuq. Pos pjesëmarrjes atje, ai ka planifikuar takim më 9 maj me homologun e tij rus, Vladimir Putinin.

Mbi këtë vizitë, ka reaguar sot zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kështilltari i të parës së shtetit, Bekim Kupina thotë se vizita e Vuçiqit në Moskë, konfirmon jo vetëm afërsinë ideologjike të tij me një regjim autokratik e agresor si ai i Putinit, por edhe orientimin e Serbisë kundër vlerave dhe parimeve euro-atlantike.

“Vizita e ish ministrit të Millosheviqit, Vuçiq në Moskë, konfirmon jo vetëm afërsinë ideologjike të tij me një regjim autokratik e agresor si ai i Putinit, por edhe orientimin e Serbisë kundër vlerave dhe parimeve euro-atlantike. Poashtu është tregues se Vuqiçi do të vazhdojë veprimet destabilizuese kundër rajonit tonë, me bekimin e Moskës”, thotë Kuptina, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai shton se kjo vizitë le të shërbejë si një kambanë alarmi edhe për të gjithë ata përfaqësues evropian, të cilët mbështesin pakusht Vuçiqin me shpresën se ai do të kthehet kah perëndimi.

“Vuçiqi në Moskë e në shërbim të plotë të Putinit është edhe rezultat i politikave akomoduese, të cilat i përdorin shumë politikanë perëndimor ndaj tij, duke injoruar veprimet e tij destabilizuese ndaj fqinjve, të cilat i ngjajnë atyre të viteve të 90-ta”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img