Kryeministri i vendit, Albin Kurti është përgjigjur sot shkurt nëse pret përgjigje pozitive nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas letrës së dëguar për mundësi koalicioni.
Kurti i cili ishte në Gjilan për vendosjen e një gurthemeli të objektit për banim të përballueshëm tha se çështje të tilla janë të Prishtinës.
“Ato janë çështje të Prishtinës, këtu jemi për banim”, tha shkurt Kurti.
Më pas, ai u pyet nga mediat nëse “opozita po e zvarritë konstituimin nga frika se më pas LVV-ja do të formojë qeverinë e re”.
“Nuk është kollaj të analizojmë frikën e opozitës, edhe kjo është punë për analistë. Unë kryeministër, vazhdojmë tutje ose vazhdojmë tutje”, tha Kurti duke qeshur.
Konstituimi i Kuvendit ka dështuar për të njëmbëdhjetën herë me radhë, ndërsa seanca e radhës pritet të mbahet nesër.