Seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës ka dështuar të vazhdojë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi u larguan nga salla grupi i asambleistëve të LDK-së dhe më pas edhe përfaqësuesit e AKR-së, shkruan PrishtinaPress.
Gjithçka nisi pasi Jeta Rafuna, shefe e grupit të asambleistëve të LDK-së, kërkoi rikthimin e rendit të ditës që ishte propozuar më herët. Kjo kërkesë nxiti debat të gjatë mes anëtarëve të Kuvendit dhe u vu në votim. Herën e parë, propozimi mori 24 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim – dhe nuk kaloi.
Pas kërkesës së disa asambleistëve, propozimi u vu sërish në votim, por edhe kësaj radhe nuk kaloi: 22 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim.
Pas këtij rezultati, grupi i LDK-së u largua nga salla, e më pas edhe përfaqësuesit e AKR-së. Kjo bëri që të mos ketë më kuorum të mjaftueshëm për vazhdimin e seancës, e cila për pasojë dështoi.