16.7 C
Pristina
spot_img

“Pastrimi” i reagon Ramës: Në krizë financiare kanë ndikuar udhëzimet për të mos paguar faturat tek ne

Përmes një video të publikuar paraditen e së hënës, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se Ndërmarrja “Pastrimi” është drejt falimentimit për shkak të keqmenaxhimit,.

Sipas tij, kjo kompani që siç thotë ai duhet ta mbajë Prishtinën të pastër, për shkak të menaxhmetit po rrezikohen edhe pagat e punëtorëve.

“Unë nuk do ta lejoj që Kryeqyteti të mbulohet nga mbeturinat për shkak të këtij keqmenaxhimi. Prandaj me 6 maj në Kuvendin Komunal do të kërkojë ndihmë emergjente financiare për të mbrojtur punëtorët, e jo për të shpëtuar menaxhmetin që e ka çuar këtë kompani në kollaps. Është betejë për drejtësi. S’do të heshtim”, tha mes tjerash Rama.

Për këtë ka reaguar “Pastrimi”, duke thënë se krizat me të cilat përballet aktualisht Ndërmarrja “janë rezultat i moszbatimit të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave, të miratuar nga Kuvendi”.

Sipas tyre, thirrjet e Komunës për të bërë pagesat e mbeturinave tek ta, e jo tek Ndërmarrja “Pastrimi”, kanë ndikuar drejtpërdrejt në pamundësinë për të arkëtuar të hyrat e nevojshme për funksionim.

Rreth akuzave të Ramës për menaxhmentin e kësaj ndërmarrje, nga “Pastrimi” thonë se në raportin e fundit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, janë është vlerësuar me opinionin më të mirë të mundshëm, sipas standardeve ndërkombëtare të auditimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img