Zbuloni mrekullitë e oqeanit me David Attenborough dhe dokumentarin mbresëlënës në një botë të thellë, misterioze dhe mahnitëse! OCEAN me David Attenborough ju dërgon në një eksplorim spektakolar përmes oqeaneve të planetit tonë, nga shkëmbinjtë koralorë të ndriçuar nga dielli, deri në thellësitë e errëta ku drita nuk ka arritur kurrë. Me 8 Maj fillon shfaqja e parë, pikërisht në ditëlindjen e 99!
Me zërin e tij të njohur dhe rrëfimin magjepsës, David Attenborough na zbulon jetën e fshehur të ekosistemit më të madh në Tokë. Njihuni me krijesa të jashtëzakonshme, mësoni si kanë mbijetuar në kushte ekstreme dhe kuptoni pse oqeanet janë thelbësore për jetën, përfshirë edhe tonën.
Një përvojë vizuale mbresëlënëse, me pamje të rralla, teknologji të avancuar dhe një mesazh të fuqishëm për mbrojtjen e natyrës, OCEAN nuk është vetëm një dokumentar, është një thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim.
Gjithashtu, dokumenatari sjellë pamje ekskluzive të intervistës mes David Attenborough dhe Princit William.
Pra, ky është një mesazh kyç për restaurimin e oqeaneve, që do të shfaqet për herë të parë gjatë Dekadës së Kombeve të Bashkuara të Shkencës së Oqeanit për Zhvillim të Qëndrueshëm & Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Oqeanin 2025.
Zhytuni më thellë! Oqeani ju pret me 8 Maj në CineStar Megaplex në Prishtina Mall.
Biletat mund ti bleni përmes website cinestarcinemas-ks.eu aplikacionit CineStar Kosovo, ose në arkat e kinemasë.