22.7 C
Pristina
spot_img

Vjen reagimi i parë nga LDK-ja, pas ftesës së Kurtit për koalicion

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, është deklaruar për letrën e Kurtit ndaj Abdixhikut.

“Sapo e pashë edhe unë letrën, besoj që do të kthej përgjigje së shpejti. Deri tash nuk kemi pranuar asnjë kërkesë prej VV-së, te shohim momentet si po vijnë çfarë përgjigje do të ketë prej kryetarit dhe kryesisë”

“[Mendimin] do ta them në mbledhjen e kryesisë, për momentin nuk e kam të kristalizuar përgjigjen.”

Ai u pyet rreth asaj që Kurti tha se në elektoratin të VV preferohet më së shumti koalicioni me LDK.

“Këtë opinion nuk e kam tash, më herët ka qenë tash është duke u ndërru opinoni. Tash na mbetet edhe na me mendu këtë punë.”

“LDK është parti e madhe dhe është telashe që duhet me diskutu brenda kryesisë, nuk ka të bëjë me qëndrime individuale por me interesa që janë për të ardhmen e vendit, e ne nuk po e shohim që me VV mundet me u ecë përpara”, deklaroi ai.

Ai është shprehur skeptik nëse kjo ftesë do të çojë në zhbllokim të kuvendit.

“Te shohim çfarë mendimi del prej shumicës”, shtoi ai.

“Ne e kemi një përvojë kur në mënyrë të njëjtë i drejtohet profes së nderuar Isa Mustafa e mandej e dimë çka ka ndodh. Dmth e kemi një përvojë të hidhur prej këtyre ftesave me zotin Kurti”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img