24.7 C
Pristina
spot_img

Osmani udhëton për vizitë zyrtare në Brunei

Presidentja Osmani ftohet nga Sulltani i Bruneit për vizitë shtetërore në Brunei Darussalam.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka udhëtuar për Brunei, të ftuar nga Sulltani, Haxhi Hassanal Bolkiah, për vizitë shtetërore.

Kjo është vizita e parë e ndonjë prej krerëve të shtetit të Kosovës në këtë shtet të Azisë Juglindore.

Gjatë vizitës shtetërore në Brunei Darussalam, Presidentja Osmani do të pritet me nderime të larta shtetërore dhe do të zhvillojë takime me Madhërinë e Tij, Sulltan Bolkiah, në rezidencën zyrtare Istana Nurul Iman.

“Gjatë kësaj vizite shtetërore, Madhëria e tij Sulltani i Bruneit dhe bashkëshortja e tij, Madhëria e saj Raja Isteri Pengiran Anak Hajah Saleha, do të shtrojnë banket shtetëror në nder të vizitës së Presidentes dhe Zotërisë së Parë”, thuhet në njoftimin e Presidencës transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kësaj vizite, në Universitetin e Brunei Darussalam, shefja e shtetit do të flasë para korit diplomatik, studentëve dhe stafit akademik.

Në Brunei Darussalam, ajo  do të takohet dhe me anëtarë të tjerë të familjes mbretërore dhe të kabinetit qeveritar, si dhe do të vizitojë edhe disa nga monumentet më të njohura kulturore të këtij shteti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img