24.7 C
Pristina
spot_img

Ambasadori suedez: Uroj që partitë të jenë fleksibile dhe në fund të formohet qeveria

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka folur rreth proceseve politike, në veçanti për formimin e qeverisë.

Për këtë të fundit, diplomati suedez tha se qeverisë është një sfidë e përbashkët në shumë vende evropiane dhe nuk është diçka e pazakontë.

Westerlund u shpreh i bindur se partitë politike në Kosovë do të tregojnë fleksibilitet dhe se, ashtu si gjithmonë, një qeveri do të formohet në fund.

“Sa i përket formimit të qeverisë, kjo është një sfidë që e kemi të gjithë. Ka shumë vende në Evropë, në Evropën Perëndimore, që u duhet disa muaj për të formuar një qeveri. Kjo është pjesë e lojës. Nuk kam komente shtesë për këtë. Uroj që të gjitha partitë politike të jenë fleksibile dhe në fund do të formohet një qeveri, si gjithmonë”, tha ai për EkonomiaOnline transmeton Klankosova.tv.

Ai foli edhe për të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ambasadori deklaroi se anëtarësimi në BE do t’i hapte Kosovës rrugën drejt zhvillimit ekonomik.

Jonas Westerlund, theksoi se ky proces kërkon edhe kompromise.

“Ndryshe nga Suedia, ju keni një vendndodhje shumë të mirë gjeopolitike në Evropë. Mendoj se Ballkani Perëndimor ka një të ardhme të ndritur. Mendoj që sa më shpejt të jetë e mundur duhet të bëheni anëtarë të BE-së. Pasi të bëheni anëtarë të BE-së, do të keni një të ardhme të madhe, një të ardhme në drejtim të zhvillimit ekonomik. Thjesht duhet të bëni disa kompromise për t’u bërë anëtarë të BE-së dhe pastaj mendoj që ju pret një e ardhme shumë premtuese”, tha Westerlund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img