15.7 C
Pristina
spot_img

Gazetari Mehmetaj çon në Prokurori “raste korruptive” të Faton Pecit, ky i reagon me një status: Vazhdo ti me tënden, unë me timen

Gazetari Lirim Mehmetaj  ka çuar në Prokurori, siç thotë ai, ‘raste korruptive’ të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Pecit. Përmes një video në Facebook, Mehmetaj thotë se një kontratë e arritur nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, me një kompani private të sapoformuar, përmban shkelje ligjore dhe potencialisht dëmi financiar i buxhetit të shteti mund të arrijë vlerën e 60 milionë eurove.

Sipas tij, bëhet fjalë për marrëveshjen mes Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë LIP KS & IT, e cila ka fituar të drejtën për shfrytëzimin me qira të Fabrikës për Përpunimin e Nënprodukteve Shtazore.

Pas akuzave të publikuara ndaj tij, Faton Peci, ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Ai i ka bërë thirrje Mehmetajt të zbulojë detaje për, siç u shpreh ai, “ndërlidhjen e shtëpisë së Presidentes me Ministrinë e Bujqësisë dhe me Faton Pecin”.

Ministri ka kërkuar që Mehmetaj të sqarojë para prokurorisë dhe hetuesisë pretendimet që ka ngritur, përfshirë edhe pohimet për ndonjë përfitim nga kompania “Apetit”, që sipas Mehmetajt lidhet me rastin në fjalë.

“Trego, Lirim M., ku janë paratë e Operatorit Ekonomik ‘Apetit’ që i paskam marrë unë!” – ka shkruar Peci, duke shtuar se është i interesuar të dijë se si, sipas pretendimeve, “i ka ndërtuar shtëpinë dikujt”.

Në reagimin e tij, Peci gjithashtu ka përmendur mosfunksionalizimin e Fabrikës për Përpunimin e Mbetjeve Shtazore gjatë 10 viteve të fundit, duke ngritur pyetjen se sa ka kushtuar dhe pse nuk është vënë në funksion më herët.

“Unë me e goditë krimin, e ti vazhdo zanatën tënde,” ka përfunduar ministri.

https://www.facebook.com/share/19C1f4mhsZ/?mibextid=wwXIfr

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img