18.7 C
Pristina
spot_img

Drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve: Situata në Kosovë s’po përmirësohet

Renate Schroeder, drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve, ka thënë se janë të brengosur me situatën në Kosovë, pas rënies në 24 pozita më poshtë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se ndjekin nga afër gjendjen në Kosovë dhe se nuk duket të jetë e mirë.

“Fatkeqësisht ka shumë vende në Evropë ku ka flamuj të kuq, pra rrezik të lartë siç e dini kjo është puna jonë e përditshme, ne e informojmë Këshillin e Evropës për çfarëdo që ndodh dhe ne shpresojmë se edhe organizmat ndërkombëtar si Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian apo përfaqësuesit e Federatës Evropiane të Gazetarëve, i marrin parasysh shqetësimet tona dhe bëjnë çfarë të munden t’i bëjnë presion edhe Qeverisë, ndonëse me fare pak sukses, por kjo është detyra jonë dhe do të vazhdojmë ta kryejmë atë”, ka thënë Schroeder.

“Pra situata në Kosovë leje që nuk ka qenë e mirë përgjatë viteve të fundit, por as s’po përmirësohet. Arsyet janë gjeopolitike, politike dhe i shohim të gjitha këto nga afër, kudo që jeni, nga kudo që punojnë – gazetarët nuk mund të kërcënohen ndërkohë që e kryejnë punën e tyre”, u shpreh Schroeder.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img