24.7 C
Pristina
spot_img

Shefit të stafit të Kurtit s’i pëlqyen pyetjet në pyetësorin e Reportëve pa Kufij: Ka shumë të meta

Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit në largim, Albin Kurti, ka reaguas pasi Kosova ka rënë për 24 vende në raportin e Reporterëve pa Kufij, sa i përket lirisë së mediave.

Përpos mediave, ai kësaj radhe ka pasur kritika edhe për vetë raportin.

Dalipit, duket se nuk i kanë pëlqyer pyetjet.

“Indeksi i RSF-së (Reporterët pa Kufij) është vetë një instrument me shumë të meta. Nuk merr parasysh kontekstin lokal, historikun e subvencioneve mediatike të lidhura ngushtë me propagandën, dhe as përpjekjet për të ndarë financimin publik në mënyrë të drejtë dhe transparente. Për më tepër, ky indeks nuk tregon se kush janë respondentët – zakonisht vetëm një për shtet (!). Pra, nëse e pyesin vetëm një person dhe ai ose ajo ka marrë më parë një “përfitim të thatë” nga një ish-qeveri, nuk është çudi që rezultati del i turbullt.

Psh., pyetja e parë në pyetësorin e RSF qenka: “A veprojnë zyrtarët qeveritarë dhe politikanët e tjerë në një mënyrë që garanton lirinë e shtypit?” Dhe këto janë opsionet për përgjigje: “Po, plotësisht”; “Po, deri diku”; “Në fakt jo”; “Aspak”; “Nuk e di”. Kjo pyetje mund të prodhojë përgjigje shumë subjektive, varësisht nga kush plotësohet këtu në Kosovë, sidomos nëse ka mungu elaborimi/narrativa dhe nuk spjegohet konteksti qeverisës dhe mediatik i vendit tonë. Nëse e njëjta pyetje i drejtohet qytetarëve të Kosovës, besoj shumica dërmuese do të përgjigjeshin me “Po, plotësisht”. Në anën tjetër, nëse anketuesi/ja ka qenë me vullnet jo-të-mirë – mund të jetë përgjigjur me “Aspak”” – ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img