26.7 C
Pristina
spot_img

Rënia në indeksin e lirisë së mediave, Hamiti: Partia që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje po synon të vazhdojë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar rënien e Kosovës në Indeksin për Liri të Shtypit.

Ai ka vlerësuar se e njëjta qeveria Kosovën e ka futur nën sanksione të BE-së që dy vite.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se formacioni politik që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje po synon të vazhdojë të qeverisë.

“Çka pret kur një shumicë e konsiderueshme e qytetarëve të Kosovës voton për politikanë që e shkelin Kushtetutën, e sulmojnë Kuvendin, median e gjyqësorin e vendit tonë? Vandalizëm demokratik prej kësaj klase politike të legjitimuar me votë. Shtetin e kemi të katandisur nën sanksione ndërkombëtare tash e dy vjet, për herë të parë në historinë e Kosovës. Grafikoni i regresit të Kosovës duket kështu, jo vetëm sa i përket lirisë së medias. Në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, Kosova ka rënë në vendin e mbramë në Ballkanin Perëndimor. Për dy vjet, Kosova 43 vende më poshtë. Më poshtë në ranglistë se Serbia katastrofale! Formacioni politik që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje po synon të vazhdojë të qeverisë”, ka shkruar Hamiti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img