22.2 C
Pristina
spot_img

Po kërkohej nga autoritetet austriake për vrasje, plagosje e vjedhje, ndalohet në Morinë 41-vjeçari nga Deçani

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se në pikën kufitare në Morinë është ndaluar një 41-vjeçar nga Deçani, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ishte i kërkuar nga autoritetet në Austri që ishte në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje e mbetur në tentative”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”.

Policia e Shtetit ka thënë se Interpoli në Tiranë po bashkëpunon me Interpolin në Vjenë për ta ekstraduar të dyshuarin.

“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar H. L., 41 vjeç, banues në Deçan, Kosovë.”

“Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 41- vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, pasi autoritetet austriake  kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje””

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img