14.7 C
Pristina
spot_img

Trump e thotë me shaka: Do të doja të isha Papë 

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë shaka me gazetarët duke thënë se do të donte të ishte Papa i ardhshëm, pas vdekjes së Papa Françeskut në moshën 88-vjeçare javën e kaluar.

“Do të doja të isha Papa. Kjo do të ishte zgjedhja ime numër një”, tha ai, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, Trump shtoi se nuk kishte ndonjë preferencë konkrete, por përmendi kardinalin Timothy Dolan nga New Yorku si një figurë të mirë, ndonëse ai nuk përmendet si kandidat serioz për Vatikanin.

Në listën e mundshme ndodhet një tjetër amerikan, Kardinali Joseph Tobin nga Newark, por SHBA-ja ende nuk ka pasur një Papë.

Trump dhe gruaja e tij Melania morën pjesë në ceremoninë mortore në Romë, ndërsa marrëdhëniet e Trump me Papën Françesku kanë qenë shpesh të tensionuara për shkak të qëndrimeve të kundërta për çështjen e emigrantëve.

Rreth 135 kardinalë pritet të mblidhen së shpejti në një konklavë sekrete për të zgjedhur Papën e ri./Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img