Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dalë në mbrojtje të telefonatës së Glauk Konjufcës ndaj Gani Gecit për t’i kërkuar votën e vajzës së tij – deputetes së LDK-së, Marigona Gecit – për postin e kryeparlamentarit.
Pacolli e sheh situatën “krejtësisht legjitime” dhe “të pranueshme” që opozitës t’i kërkohet mbështetje – madje edhe individualisht.