21.7 C
Pristina
spot_img

Hasanaj për ZRrE-në: Mekanizëm në duart e KEDS dhe KESCO

Njëri nga organizatorët e protestave kundër rritjes së çmimit të energjisë, Luan Hasanaj, ka deklaruar në Rubikon të Klan Kosova se do të vazhdojnë me protesta ta kundërshtojnë propozimin për rritje të çmimit të energjisë prej 15%.

Sipas tij, një rritje e tillë duket se do të jetë e pashmangshme pasi thotë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk po i mbron qytetarët, por është bërë mekanizëm në duart e kompanive KEDS e KESCO.

“Siç duket ZRRE është bërë mekanizëm në duart e KEDS dhe KESCO, të paktën në bazë të deklaratave dhe çdo gjë që ata e kanë bërë gjatë këtyre ditëve përderisa vazhdon një fushatë e madhe kundërshtuese qoftë prej organizatave, qoftë prej aktivistëve, qoftë prej bizneseve pothuajse prej të gjithëve. Nga ana tjetër ne e shohim një këmbëngulje të tyre që rritja e çmimit është e pashmangshme dhe do të ndodhë”, tha Hasanaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img