“Dikush po punon që të bëhet llugë dhe vendi të shkojë prap në zgjedhje”.
Kështu konstatoi Sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj, pas takimit përgatitor për seancën e konstituimin të Kuvendit të Kosovës.
Nitaj parasheh se edhe seanca për themelimin e Kuvendit duket se do të del të jetë e konstituuar – dhe se një gjë e tillë mund të bëhet të mbetet edhe në duart e Listës Serbe.
Postimi i plotë:
Tejet i komplikuar procesi i krijimit të qeverisë. Deri me tani nuk ka shenja se VV i ka siguruar numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë.
Gjithçka mbetet e hapur për opozitën, e cila si e bashkuar, e ka shumicën, sado që formulë njëkohësisht e komplikuar edhe kjo.
Duket që edhe konstituimi i Kuvendit do të jetë një veprim, poashtu i komplikuar.
Në mbledhjen e sotme me Kryetarin e Kuvendit, u tha se sipas rregullores, Kuvendi konsiderohet i konstatuar, pasi që të zgjedhen Kryetari dhe pesë nënkryetarët, përfshirë edhe dy nënkryetarët nga radhët e pakicës serbe dhe komuniteteve të tjera jo shumicë.
Sipas kësaj logjike, është e mundur që konstituimi i Kuvendit, të jetë në dorën e Listës Serbe!
Krejt po duket se dikush po punon që të bëhët llugë e vendi të shkojë prap në zgjedhje!