7.7 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

Rama: S’na duhet një Shqipëri destinacion i turizmit masiv, por që ekuilibron të gjitha kategoritë e turistëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për turizmin në Shqipëri, duke thënë se nuk u duhet thjesht të rrisin numrin e vizitorëve të huaj, por siç u shpreh ai, duhet një vend që i ekuilibron të gjitha shtresat dhe kategoritë e turistëve.

Rama është shprehur se duhet arrihet të formulohet një ofertë, ku siç tha ai, nuk janë numrat në pamje të parë që kanë rëndësi, por ku është cilësia e numrave,.

“Ne nuk na duhet një Shqipëri destinacion i turizmit masiv, ne nuk na duhet thjesht të rrisim numrin e vizitorëve të huaj, ne na duhet një vend që i ekuilibron të gjitha shtresat dhe kategoritë e turistëve dhe që arrin të formulojë një ofertë, ku nuk janë numrat në pamje të parë që kanë rëndësi, por ku është cilësia e numrave”.

“Cilësia e numrave në këtë rast do të thotë që në varësi nga kapaciteti i konsumit të një turisti përcaktohet pastaj edhe sa interes ke dhe me çfarë pasojash e ushqen këtë interes, që të kesh 1 milion turistë më shumë që konusmojnë pak çdo ditë, apo sa interes ke që të kesh jo 1 milion më shumë që konsumojnë pak çdo ditë, port ë kësh 100 mijë më shumë që konsumojnë shumë çdo ditë”.

“Dallimi midis të dyjavë është që ata 100 mijë që konsumojnë shumë mund të sjellin të ardhura më shumë se ata 1 milion që konsumojnë pak. Por, nga ana tjetër nuk e vendosin vendin, nuk e vendosin organizmin e vendit nën presionin e jashtëzakonshëm që lidhet me pastrimin, që lidhet me me trajtimin e mbetjeve, sepse tjetër është të pastrosh dhe të trajtosh mbetje për 100 mijë dhe tjetër është të pastrosh dhe trajtosh mbetje për 1 milion”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img