Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës. Mjete monetare në vlerë prej 4200 euro. Për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se i burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara mjetet është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.
Haxhiu ka falënderuar stafin e Shërbimit Korrektues për punën dhe angazhimin.
“Mbetemi të përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, ka thënë Haxhiu.