7.7 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

“Emisari në hije” përmend një afat për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi: Do të shohim një fazë të re

Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe diplomati austriak Wolfgang Petritsch, ka deklaruar se nuk pret përparim të shpejtë në të ardhmen e afërt në procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Duke folur për dialogun, ai thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë do t’i jepte Prishtinës më shumë kontroll mbi tërë territorin e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Petritsch, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se pas kaq shumë vitesh bisedime, ende nuk mund të shihet se cili do të jetë fundi i vërtetë i angazhimit ndërkombëtar në këtë proces mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se tashmë duhet të gjendet një mënyrë e sukseshshme për të finalizuar dhe për të zgjidhur çështjet e fundit të rëndësishme.

Megjithatë, Petritsch parashikon se deri në fillim të vitit të ardhshëm priten lëvizje më të mëdha nga presidenti i Serbisë.

“Nëse e keni parasysh tërë rajonin dhe e shihni dinamikën mes Bosnjës dhe Serbisë dhe e shihni dinamikën mes Serbisë dhe Kosovës – mënyra se si duket i tërë rajoni duhet pasur parasysh. Nuk mund ta gjykosh në veçanti situatën në Bosnjë pa i llogaritur synimet politike në Beograd dhe synimet politike në Beograd janë të tilla që ata dëshirojnë të ulen në dy ose tre karrige dhe eventualisht kjo situatë nuk do të përfundojë mirë.

Besoj që Vuçiq do t’i duhet ta ndërmarrë një vendim të vështirë për veten, për republikën serbe dhe për rastin e Kosovës.

Shpresoj që fundi i 2024 dhe fillimi i 2025 do të shohim një fazë të re në marrëdhënie dhe një lëvizje që çon drejt një normalizimi në Ballkanin Perëndimor.” – përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img