12.3 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Vitia akuzon Prokurorinë e OSHP’në: Po na bëjnë presion që ta nënshkruajmë tenderin për insulina

Ministri i Shëndetësiësë, Arben Vitia, ka drejtuar akuza ndaj Organit Shqyrtues të Prokurorimit dhe Prokurorisë së Shtetit, se po u bëjnë presion për tendering për furnizim me insulina.

Vitia në një konferencë për media ka thënë se OSHP dhe Prokuroria kanë ndërmarrë veprime të kordinuara për të bërë presion ndaj Ministrisë që ta nënshkruajë kontratën me një operator që s’ka dhe as nuk ka aplikuar ndonjëherë për autorizim marketing.

“Ministria e Shëndetësisë shpreh edhe njëherë shqetësimin në lidhje me presionin e paligjshëm që po i bëhet nga Organi Shqyrtues i Prokurimit dhe Prokuroria e Shtetit, në lidhje me aktivitetin e prokurimit për furnizim me insulina. OSHP dhe Prokuroria kanë ndërmarrë veprime të koordinuara për të bërë presion mbi Ministrinë, që kontrata të nënshkruhet një operatori që nuk ka, madje as nuk ka aplikuar deri më tani për autorizim marketing, që është obligativ sipa Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe që shtë garancioni i cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të barnave”, ka thënë Vitia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img