19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

spot_img

Elezi për zgjedhjet në veri: Disa shkolla s’i hapën dyert për votime

Vetëm 19 qendra të votimit nga 44 sosh pritet të hapen në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore, Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

E zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se drejtorët e disa shkollave në veri nuk kanë pranuar që ato shkolla të bëhen qendra të votimit, teksa disa të tjerë kanë qenë të gatshëm për bashkëpunim.

“Gjatë këtyre ditëve zyrtarët e lartë komunalë të zgjedhjeve në katër komunat në veri kanë komunikuar me menaxherët e qendrave të votimit, me të cilët kemi komunikuar edhe në të kaluarën. Disa prej tyre nuk janë lajmëruar, disa të tjerë kanë gjetur arsyetime të ndryshme se nuk mund të ndihmojnë në këtë proces për hapjen e qendrave të votimit, por ka pasur edhe të gatshëm për bashkëpunim me KQZ-në”, u shpreh Elezi në Info Magazine në Klan Kosova.

Ai tutje tha se deri më 17 prill është koha kur subjektet politike mund të paraqesin aplikimet për akreditimet e vëzhguesve të tyre, ndërkaq për OJQ-të vendore e ndërkombëtare dhe mediat afati është deri më 18 prill.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës.

Zgjedhjet e paralajmëruara më parë, për 18 dhjetor të vitit të kaluar, u shtynë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img