I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me drejtorin e të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviqin.
Për ditën e sotme është planifikuar takimi në mes zëvendëskryeminsitrit, Besnik Bislimi dhe Petkoviqit.
Biseda pritet të orientohet në implementimin e marrëveshjes së Ohrit.
Petkoviq dhe Bislimi takohen për bisedime teknike në mes dy vendeve, ndërkaq dialogu qendror zhvillohet në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.