Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Ukrainës, ka ngritur dyshime nëse ai që vizitoi Mariupolin në Ukrainë, ishte me të vërtetë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Këtë ai e shtroi për diskutim në Twitter, ku publikoi tri fotografi të Putinit, që shfaqnin dallime në mjekrën e tij.
Ndërsa, komentuesit kanë nxitur dyshime edhe për stilin e flokëve të tij.
BBC-ja raportoi të dielën se presidenti rus ka vizituar qytetin Mariupol, ku trupat ruse e pushtuan plotësisht në dhjetorin e 2022-s.